Sokol Sinomataj ka dalë nga burgu këtë të martë për disa orë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit Gëzim Sinomataj, i cili u vra të dielën në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Siç duket edhe nga këto pamje, ai shoqërohet nga forca të shumta policie.
Sokol Sinomataj ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait. E pikërisht aktiviteti kriminal i të atit është një prej pistave e atentatit ndaj djalit të tij, Gëzimit.
22-vjeçari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në “Hajro Çakërri” kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.
Pak kohë pas ngjarjes, policia gjeti në flakë makinën e autorëve të dyshuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Gjatë ditës së hënë, policia shoqëroi të paktën 10 persona, kryesisht të afërm të 22-vjeçarit të cilët dhanë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen
