I arrestuar në Dubai, Cllevio nënshkruan që të ekstradohet drejt Shqipërisë

Personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara në Dubai rreth 3 muaj më parë.

Cllevio ka nënshkruar që të ekstradohet në Shqipëri dhe të perballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij.

Ai pritet të ekstradohet nesër më datë 8 tetor në Tiranë nga Interpol, ku edhe do të zbulohet më shumë rreth situatës së tij.

Ai është denoncuar nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy për kërcënime dhe përndjekje ndaj tij.

Përmes një njoftimi zyrtar policia njoftoi se 37-vjeçari Kleviol Ahmeti, banues në Lushnjë akuzohet për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Ndër të tjera, ai akuzohet se ka paguar rreth 300 euro një person për t’i djegur makinën tip “Ferrari” Noizyt.