I akuzuar si i përfshirë në skandalin e mikrokredive/ Pak metra nga banesa e tij, ja vendi ku u vetëvra Olsi Ibro

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u vetëvra Olsi Ibro, një 45-vjeçar që po hetohej për skandalin e mikrokredive.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Shikaju”, në një pallat në ndërtim e sipër. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Ibro jetonte vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Fatkeqësisht 45-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ibro ishte i përfshirë dhe akuzohej për skandalin me mikrokreditë, ndërkohë që ndaj tij nuk kishte asnjë masë, por ndaj bashkëshortes së tij, Elda Ibro.