Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se agjentët e tij qëlluan për vdekje një të ri rreth 20 vjeç, i cili tentoi të depërtonte në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së resortit Mar-a-Lago, pronë e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas njoftimit zyrtar të United States Secret Service, incidenti ndodhi në zonën e West Palm Beach, në shtetin e Floridës, kur i riu u përpoq të hynte në zonën e rrethuar me masa të larta sigurie.
Agjentët reaguan duke hapur zjarr, duke e lënë të vdekur në vend.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi motivet e personit apo nëse ai ishte i armatosur në momentin e incidentit.
Hetimet janë në vijim.
Ndërkohë, presidenti Trump ndodhet këto ditë në Uashington dhe nuk ishte i pranishëm në resort në momentin e ngjarjes.













