Humb jetën në aksident një 20-vjeçar. Emri

Aksident tragjik në autostradën “Durrës-Tiranë. Humb jetën një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Sukth.

Policia tha se shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.