Holanda kualifikim me përmbysje. Turqia largohet me kokën lart!

GJERMANI – Do të jetë Angli-Holandë gjysmëfinalja tjetër e përcaktuar nga ndeshjet e së shtunës. Tulipanët e Koemn e paten gjithashtu të vështirë të jalonin Turqinë made për shumicën e lojës ishin në disavantazh. Pikërisht djemt e Montelës në minutën e 35-të kalojnë në avantazh me Akaydin i cili shënon golin e tij të parë me kombëtaren. Dhe me shifrat 1-0 në favor të ekipit turk u mbyllën 45 minutat e para të kësaj përballjeje.

Ndërkohë në pjesën e dytë e gjithë Holanda në sulm duke tentuar të gjejë golin e barazimit madje edhe duke rrezikuar në disa raste me hapsirat që i linte pas lojtarëve turq, por në minutën e 71-të De Vrij arrin të rikthejë barazpeshën dhe shpresën tek tulipanët.

Dhe vetëm pak minuta më pas gjithçka përmbyset Gakpo shënon golin e dytë për skuadrën e Koeman dhe tashmë më pak se 15 minuta nga fundi Holanda siguroi edhe pse vuajti shumë të mbante rezultatin 2-1.

Kështu pas Spanjë-Francë, gjysmëfinalja tjetër e Euro 2024 do të jetë Angli-Holandë!