Në Paris po mbahet eventi për hedhjen e shortit për Ligën e Kombeve 2024-2025, ku marrin pjesë 54 ekipe kombëtare. Shqipëria synon të ngjitet një ligë më lart, pra në Ligën A.
Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
Është hedhur pak më parë shorti i UEFA Nations League, ku Shqipëria është njohur me kundërshtarët që do të ketë në grup.
Ky short është hedhur në Paris dhe startoi në orën 18:00 si event për t’u njohur me përballjet e UEFA Nations League 2023-2024.
Shqipëria ndodhet në Ligën B, në grupin B1 dhe si kundërshtarë në grup do të ketë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
League B, grupi B1
Çekia
Ukraina
Shqipëria
Gjeorgjia
