TIRANË- Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka reaguar pas deklaratës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit lidhur me helmimin e fëmijëve në Gramsh.
Hoxhaj shprehet në postimin e saj në rrjetet sociale se Ministria e Bujqësisë dhe çdo inistitucion tjetër përgjegjës për helmimin e fëmijëve në kopështin në Gramsh, të trajtojnë situatën e tërë dhe mos të merren me kërcënime ndaj mediave për procedime.
Gazetarja thotë se në deklaratën e AKU, duket sikur duan t’jua hedhin institucioneve te tjera dhe të heqin përgjegjësitë nga vetja. Ajo shprehet se fakti që mostrat e marra te furnizuesi dhe prodhuesi kanë rezultuar të pastra ngre shumë pikëpyetje.
Më tej në postimin e saj ajo shkruan se “ose vezët e infektuara me salmonelë janë konsumuar të gjitha dhe s’kanë mbetur më bikerina të ndotura, ose mostrat nuk jaë marrë si duhet”
POSTIMI I PLOTË:
Ftoj AKU, Ministrine e Bujqesise dhe cdo institucion tjeter qe ka pergjegjesi per helmimin e femijeve ne kopshtin e Gramshit te bejne punen e tyre, te vertetojne dhe te analizojne gjithe situaten dhe te MOS merren me kercenime ndaj mediave dhe gazetareve se do i PROCEDOJNE PENALISHT, se thone te VERTETEN.
Edhe pse ne kete deklarate shoh se me shume doni t’ja hidhni fajin institucioneve te tjera, duke e hequr barren nga vetja.
Femijet jane infektuar nga veza?
PO, sepse analizat e tregojne se vezet e gjetura ne kopesht kane prezence salmonele.
Ekuacion i veshtire ama, sepse te mishi dhe qumeshti nuk pati prezence salmonele…. nga u infektuan vezet, nga cilat ushqime?
Pasi vezet nga stabilimenti prodhues kane dal te pastra po ashtu dhe te kompania furnizuese.
Shume pikepyetje????
Si ka mundesi, nga erdhen keto veze kur zinxhiri prodhues dhe frunizues eshte i paster…..
Ose ato te infektuara jane konsumuar te gjitha dhe s’kane mbetur me bikerina te ndotura, ose mostrat nuk jane marre si duhet (ose jane marre pikerisht atje ku duhet, duke i favorizuar).
Per informacion.
Per te qene te sigurt vezet duhet te zihen mire, sepse salmonela shkaterrohet ne temperatura te larta.
