SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar Iranin, duke premtuar ferrin për ta nëse nuk hapin Ngushticen e Hormuzit. Përmes një postimi në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump përdori gjuhë abuzive duke i bërë thirrje Iranit të lejojë anijet të kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit.
Mediat shkruajnë se ai tha se e marta do të sjell ndyshime të rëndësishme, duke paralajmëruar kështu mundësinë e goditjes së infrastrukturës iraniane.
“Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKON”, shkruan Trump në rrjetin e tij social













