Gruaja telefonon live në TV: Burri e nipi më dhunuan por..

Një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës telefonoi sot në emisonin “Shtypi i Ditës dhe ju” me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga bashkëshorti e familja e tij.

Ajo thotë se ka bërë denoncimin në polici e Tropojës për dhunën që ka ushtruar bashkëshorti i saj dhe nipi I tij por në  vend që të shoqëronte dhunuesit ka shoqëruar atë.

Gruaja:  Më 20 tetor (2023) më ka qëlluar djali i kunatit. Më ka mbajtur bashkëshorti e më ka rënë djali i kunatit. E kam denoncuar. Asnjë veprim nuk ka marrë policia e Tropojës, përkundrazi më ka marrë mua më ka çuar në polici. Përkundrazi nuk e kanë thirrur atë, por më kanë thirrur mua. Më kanë mbajtur brenda 6 orë mua, të tre që janë dhunuesit nuk janë mbajtur aty. Kam dëshmitarë në katundin tim. I bëj thirrje shtetit.

E gjendur pa zgjidhje dhe pa ndihmë nga policia dhe pushteti lokal në Tropojë, përmes Report Tv gruaja kërkon ndihmë nga ministri të Brendshëm Taulant Balla apo instancat e tjera shtetërore në Tiranë.