Armando Broja ka gjetur golin e parë në Premier League me skuadrën e Southampton, ku ai luan i huazuar nga Chelsea.
Sulmuesi shqiptar i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 53-të ndaj Leeds United, pas një asisti të marrë nga Redmond.
20-vjeçari vazhdon tregojë edhe njëherë formë të shkëlqyer, pasi ishte heroi i Shqipërisë ndaj Hungarisë.
Ky është goli i parë në Premier League për Armando Brojën, i cili ndonëse është shumë i ri, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.