‘Goglat’ zbulojnë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

TIRANE – Në “Shtëpinë e Futbollit”, sot paradite u hodh shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së 73-të të Shqipërisë. Dinamo, Vllaznia, Egnatia dhe Partizani kanë mësuar edhe kundërshtarin ëe tyre në këtë fazë.

“Goglat” rezervuan përballje shumë interesante dhe të luftuara mes 4 ekipeve pjesëmarrëse. Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë nga ana tjetër Egnatia peshkoi skuadrën e Partizanit. Dueli i parë mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena”.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.