Gjermania fiton ndaj Danimarkës dhe kalon në gjysmëfinale!

Gjermania kualifikohet pë rnë gjysmëfinalen e Europianit pasi mundi 2-0 Danimarkën në një ndeshje ku nodhi thuajse gjithçka e pazakontë. Në këtë ndeshje e cila u zhvilluar në Dortmund pati një episode të veçantë në minuitën e 35-të në mënyrë të papritur dhe pazakontë, arbitri ndërpret takimin dhe shkak u bën rrufetë mbi stadium.

Pasi është konsultuar me asistentët e tij, ai vendosi t’i kthejë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Pas rreth 15 minutash pezullim, ndeshja rifilloi duke marrë edhe dakortësinë e skuadrave. Të dyja skuadrat tentuan të përfitonin sa më shumë, por pavarësisht rasteve të krijuara, gjithçka u mbyll në barazim 0-0 në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë ndodh gjithçka brenda pak minutave. Në fillim është Danimarka që shënon, por pas verifikimt në sistemin VAR, gjyqtari e anullon golin për pozicion jashtë loje. Ndërkohë kalojnë shumë pak minuta dher për një prekje të topit me dorë në minutën e 51-të, arbitri akordon penallti për panzerat që shndërrohet në gol nga Haverts.

Pak minuta mëç pas është Mussiala ai i cili vulos fitoren e panzerave dhe njëkohësisht kualifikimin për më tej me golin e dytë, saktësisht në minutën e 68-të. Kjo fitore i siguron skuadrës së Nigelssman kalimin për në çerek finale duke lënë jashtë Europianit Danimarkën.