Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti të parkuar në Burrel

BURREL- Një sasi lënde e konsiderueshme është gjetur mengjesin e sotëm poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në lagjen “Pjetër Budi”. Sipas bluve, automjeti i parkuar është në pronësi të E. P.

Pritet që në vendngjarje të mbërrijnë nga Tirana forcat anti-eksploziv për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Mat/Informacion paraprak

Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.