“Gjejeni kush e kapi prime-in sot”/ “Big Brother VIP” përfshin edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit (VIDEO)

Teksa “ethet” e Europianit afrohen, Kombëtarja shqiptare e futbollit është grumbulluar për fazën përgatitore.

Djemtë “kuqezi” do të përballen të premten, më 22 mars me kombëtaren e Kilit në Parma të Italisë, dhe duket se atmosfera brenda ekipit është ajo e duhura.  Në llogarinë e FSHF është postuar një video, ku tre futbollistët Nedim Bajrami, Taulant Seferi dhe Ylber Ramadani shfaqen duke kërcyer nën rritmet e këngës popullore shqiptare “O i lume une”.

Duket se edhe kombëtarja e futbollit është përfshirë nga emocionet e spektaklit më të madh dhe më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP”, teksa si përshkrim për videon shkruhet:

“Gjejeni pak kush e kapi ‘prime’-in sot”, referuar spektaklit dhe shprehjes së përdorur nga ish-banorja Sara Gjordeni.

FSHF nga ana tjetër, shprehet se “prime” ka edhe të premten këtë javë, duke rikujtuar ndeshjen në orën 20:45.

Videon e gjeni në link👇

https://www.instagram.com/reel/C4slrWRiI-n/?utm_source=ig_embed&ig_rid=16a3680e-a2e6-4c9d-afbf-8cd9c6862aef&ig_mid=20D1DAC1-1850-4CA7-A6F1-C9500CF40BF2