“Gjatë fushatës vura re 2 gjëra!” Hapësirat publike, Rama: Pasi fituam zgjedhjet diskutuam për kthimin në territor për të parë shqetësimet

TIRANA- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në rubrikën e tij live në rrjetet “Sy m’sy”. Rama e nisi diskutimin me kometuesit live duke u fokusuar te çështja e lirimit të hapësirave publike. Ai tha se në zgjedhje për herë të parë ishte pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera ka pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht ka mundur të shoh e kalojë në shumë territore. Rama theksoi se gjatë fushatës pa dy gjëra që më bënë shumë përshtypje. Gjithashtu ai tha se pak pasi fituan zgjedhjet diskutuan për kthimin në territor për të parë shqetësimet.

“Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.

Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi.

Pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat të jashtëzakonshëm me një rekodrd absolut, por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diksutuar për domosdoshërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti”, tha Rama.