Armando Sadiku e çon në dhjetë numrin e golave të shënuar me Mohun Bagan SG në Indi këtë sezon. Sulmuesi kuqezi këtë të mërkurë shënoi dopietë në fitoren e të tijve, duke bërë që Mohun të jetë pretendente për të fituar titullin kampion
Mohun mban vendin e dytë në renditje me 39 pikë, duke qenë me pikë të barabrata me Mumbai City që kryeson. Mohun ka shansin të marrë kreun pasi ka një ndeshje më pak, me Sadikun që po jep kontribut të çmuar për të tijtë këtë sezon.