Futbolli maroken në zi! Humb jetën mesfushori, i goditur nga një atak në zemër

MAROK – Futbolli maroken është në zi për vdekjen e Abdelaziz Barrada. Ish-mesfushori i Marsejës ka ndërruar jetë mbrëmë pas një ataku kardiak. Ai ishte 35 vjeç dhe doli në pension në vitin 2021.

Barrada gjithashtu luajti për kombëtaren marokene në 28 raste, duke shënuar 4 gola. I rritur te PSG, ai përfundoi ‘arsimin’ e tij të futbollit në Spanjë, te Getafe.

Me klubin nga periferi i Madridit ai luajti 60 ndeshje në La Liga, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 9 asistime në total, duke treguar të gjithë cilësinë e tij teknike.

Më pas ai luajti një sezon në Al-Jazira përpara se të bashkohej me Olimpikun Marseille në 2014, ku qëndroi për 2 sezone përpara se të kthehej në Emirates. Barrada shkoi edhe në Turqi (Antalyaspor) dhe Katar (Al-Shahania SC), përpara se të përfundonte karrierën e tij në Francë, te US Lusitanos.