Javën e kaluar u bë i ditur lajmi se këngëtares së famshme, Selena Gomez, i propozoi për martesë producenti Benny Blanco, me të cilin prej kohësh ajo është në një romancë.
Mirëpo lidhur me ketë ngjarje burimet thonë se ka komentuar dhe ish-partneri i saj, Justin Bieber, me të cilin Selena ka pasur një marrëdhënie dashurie disavjeçare.
Sipas “Daily Mail”, burimet thonë se edhe pse Justin është i lumtur me partneren e tij, Hailey Bieber, dhe djalin e sapolindur, përsëri është ndjerë i lënduar dhe se fejesa e këngëtares shënon “fundin e një epoke”.
“Justin është i martuar me një fëmijë, të gjithë e dimë këtë, por kur dëgjoi se Selena ishte fejuar, kjo e shqetësoi për një moment, sepse edhe pse ata nuk do të jenë më kurrë miq, nuk do të takohen më, zyrtarisht ky është fundi i një epoke”, shpjegon ai.
Selena Gomez qenka fejuar muaj më parë, por nuk e bëri publike për shkak të Justin Bieber?
Romanca mes dyshes filloi kur Bieber i dedikoi Selenës këngën “One Less Lonely Girl” gjatë natës së Vitit të Ri të Dick Clark në vitin 2009. Dyshja mohuan lidhjen gjatë gjithë vitit 2010 ku dhe këngëtarja i referohej Bieberit si vëllai i saj i vogël.
Më vonë ata filluan të merrnin pjesë së bashku në ngjarjet e tapetit të kuq dhe vazhduan të takoheshin deri në prill të vitit 2014, derisa Gomez dyshohet se gjeti mesazhe dhe foto nga Kylie Jenner në telefonin e yllit të popit.
Situatë kjo e cila thuhet se e çoi dyshen në një ndarje. Muaj më vonë ata u rikthyen bashkë, megjithatë ribashkimi nuk zgjati shumë dhe të dy u ndanë sërish në tetor.
