Frikë për sportistin shqiptar, del nga ringu pa ndjenja! – VIDEO!

GJERMANI – Arijan Topallaj ka përjetuar një prej përballjet më të vështira në oktagon me Denis Frimpong. Ky i fundit fitoi në raundin e tretë dhe të fundit, pasi gjyqtari i MMA mbylli sfidën.

Topallaj humbi vetëdijen dhe për këtë u nevojit ndihma e stafit mjekësor. Transportimi i tij u bë me urgjencë drejt spitalit, pasi më parë u largua me barelë nga oktogoni.

26-vjeçari e kaloi momentin e vështirë të së shtunës. Kjo përballje kishte sjellë një tension të madh mes dy luftëtarëve. Irlandezi e surprizoi shqiptarin, që njihet si “The Albanian Eagle”. Topallaj pati mjaft mbështetës në Mynih. Pavarësisht zhgënjimit, fatmirësisht gjendja e tij u stabilizua në spital.