Franca fiton me pernallti përballë Portugalisë duke u kualifikuar kshu në gjysmëfinale ku e pret Spanja.
Francë-Portugali ishte një tjetër përballje pretendentësh në këtë fazë çerekfinale të këtij Europiani. Në 45 minutata e para të dyja skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rastet për shënim ishin thuajse zero për të dyja ekipet të cilat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatim e barabartë 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar ede këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë, që do të jetë një tjetër mundësi për të evituar penalltitë. Pavarësisht kohës së shtuar nuk ishte e thenë edhe 120 minutat përfunduan në barazim për t’i lënë gjithçka në dorë ruletës së penalltive. Dhe në këtë fraksion të lojës i vetmi që humbet ishte Joa Felix nga lojtarët portugez i cili goditi shtyllën pingule.