FOTO/ Përfshihet nga flakët mjeti në lëvizje, nuk raportohet për të lënduar

MALIQ- Një mjet është përfshirë nga flakët në Maliq. Policia ka bër të ditur se zjarr ka rënë në automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin me inicialet Xh. Sh., i cili ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht nuk raportohet  për të lënduar. Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Çaushli.

Gjithash grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë, për shkak të ndonjë mase në sistemin elektrik.