Florenc Spaho emërohet drejtor i QSUT-së!

Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Donjeta Bali.

Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.

Mjeku Spaho është ish deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.

Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u dorëhoq nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi, Alma Canin.