Flamur Noka paraqitet në SPAK

Tiranë, 27 Qershor 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të thirrjes së tij nga kjo strukturë.

Deputeti demokrat nuk ka dhënë deklarata për mediat para hyrjes në godinën e SPAK, ndërsa pritet që zhvillimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi natyrën e kësaj paraqitjeje.

Lajmi vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar veprimtarinë hetimore ndaj zyrtarëve të lartë, në kuadër të hetimeve për çështje të ndryshme që lidhen me korrupsionin, abuzimin me detyrën apo pastrimin e parave.