Alireza Faghani nga Australia u zgjodh për të gjykuar në finalen e Kupës së Botës për Klube mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
Faghani, 47-vjeçari i lindur në Iran, i është besuar arbitrimi i ndeshjes, e cila do të luhet të dielën në orën 21.00 në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ).
Kujtojmë se ai ishte arbitër në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube të këtij viti midis Miamit dhe Al Ahly, sfidën e fazës së grupeve Bayern Munich-Boca Juniors dhe më pas në çerekfinalen e kompeticionit Chelsea-Palmeiras.
Vetë Faghani u shpreh i lumtur për besimin e dhënë. “Për mua është një nder i madh pasi ky kompeticion kurrë nuk është mbajtur me një format si ky”, tha arbitri.
