Filmohet balena pranë gadishullit të Karaburunit. Video

TIRANË- Arkitekti Artan Shkreli ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një balenë në ujërat pranë Karaburunit. Pamjet e ndara nga Shkreli, janë filmuar nga ajri, ndërsa shihet qartë balena në det.

“BALENE … sot ne dreke, ne Mexo’kanal, prane Karaburunit. Nga helikopteri mund ti jepje dore”, shkruan Shkreli në postimin e tij.

Gjitari i madh, prej kohësh nuk i ka vizituar ujërat e bregdetit shqiptar. Hera e fundit që balenat janë parë në Gadishullin e Karaburunit, ishte para pesë vjetësh. Asokohe ato u filmuan u filmuan nga një peshkatar duke lëvizur së bashku.