Unë mendoj se Yamal është një talent unik. Ai është dikush që thjesht duhet ta lësh të hyjë në fushë dhe të luajë futboll. Gjithmonë do të bëjë diferencën, kur është nën presion. Kur nuk është nën presion, ai gjen gjithmonë zgjidhjen e duhur, pavarësisht nëse është një veprim individual apo për t’i dhënë vazhdimësi lojës, çfarëdo që e kërkon momenti”.
Cesc Fabregas i hedh “benzinë zjarrit” të zhurmës mediatike rreth Lamine Yamal. Sulmuesi i ri i Barcelonës konsiderohet një kampion në zhvillim si Lionel Messi. Shumë shohin një rrugë shumë të ngjashme me yllin argjentinas për talentin spanjoll.
Trajneri aktual i Como tha për ESPN se si krahasimi ka kuptim: “Unë mund ta kuptoj atë. Nuk më pëlqen, sepse mendoj se çdo lojtar është i ndryshëm. Ne të gjithë kemi historinë tonë. Tani Lamine duhet të ndjekë rrugën e tij, të krijojë rrugën e tij. Padyshim që ka shenja që na kujtojnë atë që ishte Leo në fillimet e veta.
Mendoj se është krejtësisht normale të hiqen të tilla paralele, veçanërisht për tifozët e Barcelonës, që vijnë nga një periudhë e vështirë. Mendoj se entuziazmi që sjell Lamine është shumë i rëndësishëm. Është si Messi, në kohë të vështira e tërheq gjithmonë përpara ekipin. Unë besoj se Lamine ka potencial për të bërë shumë mirë në shumë vite te Barcelona”.
Trajneri i Como shtoi për Yamal: “Ai është i aftë të lexojë lojën dhe të kuptojë atë që i nevojitet. Mendoj se kjo tashmë është shenjë e një lojtari të madh, i një lojtari shumë të pjekur. Dhe ajo që më pëlqen më shumë është se duket sikur po luan në rrugë. Duket se gjithçka është bërë kaq e lehtë për të. Ai është i lirë mendërisht”.
