SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kritikoi politikat e migracionit të vendeve të tjera dhe akuzoi Kombet e Bashkuara se po financojnë një sulm ndaj vendeve perëndimore përmes mbështetjes së migrantëve.
Trump vlerësoi përpjekjet e tij për ndalimin e migracionit të paligjshëm, duke thënë se liderët e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij. Presidenti amerikan akuzoi OKB-në për krijimin e krizës së migracionit global.
“Ka ardhur koha të marrë fund ky eksperiment i dështuar i kufijve të hapur. Duhet të ndaloni menjëherë. Unë jam shumë i mirë në këto gjëra. Vendet tuaja po shkojnë drejt greminës. Jo vetëm që OKB-ja nuk po zgjidh problemet që duhet të zgjidhë, por shpeshherë po krijon probleme të reja për ne. Shembulli më i mirë është kriza e migracionit të pakontrolluar, çështja politike numër një e kohës sonë,” tha trump.
Trump pretendoi se ndihma e OKB-së për migrantët ka ndihmuar njerëzit të hyjnë ilegalisht në SHBA, për tu përballur më pas me dëbimin e tyre. Ai shtoi se Kombet e Bashkuara duhet të mbrojnë vendet nga pushtimet dhe jo t’i krijojnë apo t’i financojnë ato.
“OKB u jep atyre ushqim, strehim, transport dhe karta debiti,” tha ai.
