EURO2024/ Ministria e Jashtme njoftim: Nëse përballeni me mungesë dokumentacioni për të udhëtuar, Gjermania ofron…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë:

Leje kalimi

Vetëdeklarim për humbje dokumenti

Në rast emergjencash shtetasit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: albaniaeuro2024@mfa.gov.al
dhe numrin e telefonit +49 1719259782

Gjithashtu, informacioni i kontaktit mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.

https://www.facebook.com/share/p/pYqZoFMdzSEMUAhx/?mibextid=qi2Omg