Euro 2024/ Shqipëria shënon gol!

Shqipëria e ka nisur mbarë ndeshjen e sotme pasi ka shënuar golin e parë përballë Kroacisë. Goli është shënuar në minutin e 11 nga Qazim Laçi pas një asisti të bërë nga Asani.
Të dyja skuadrat kanë humbur në ndeshjet e para. Shqipëria u mposht 2-1 nga Italia, ndërsa Kroacia humbi 3-0 përballë Spanjës.

Kujtojmë se një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira