SPANJE – Mbappé ishte ylli i fitores 3-2 të Real Madrid ndaj Leganés në ndeshjen e luajtur në Bernabéu. Sulmuesi francez shënoi dy nga tre golat e bardhezinjve. I pari, me një penallti, të cilën e realizoi si Panenka, dhe i dyti, një goditje dënimi, që çoi në golin e fitores për bardhezinjtë.
Goli i tretë i Real Madridit dhe i dyti i Mbappes u festuan me bujë të madhe në Bernabeu, megjithëse një person e festoi me stil: nëna e Mbappes!
Fayza Lamari, nëna e sulmuesit francez, nuk ka ngurruar të ngrihet nga vendi dhe të festojë golin e djalit të saj. Një imazh që menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale.
TATA FAYZA AU STADEE 😭😭, sa réaction après le coup franc de kyky pitiéeeee !!! pic.twitter.com/jHRyr3JiiA
— nickii. (@nickiNchill) March 29, 2025
