Ernest Muçi, çmend turqit! Talenti i Kombëtares godet në minutën e 91-të me supergol dhe i jep fitoren 2-1 Trabzonsporit

TURQI – Sulmuesi i talentuar i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, është i pandalshëm me Trabzonsporin në Turqi.

Sot ai ka shënuar golin e radhës, pikërisht në minutën e 91-të, ndërsa përballë ekipit të Kocaelispor në transfertë. Muçi solli përmbysjen e çmendur me rezultatin 2-1 duke i dhënë 3 pikë të arta Trabzonsporit në garën për titull.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Petkovic (19’), Felipe Augusto (44’) do të barazonte në 1-1, pa u mbyllur pjesa e pare. Dhe kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë del sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, i cili me një goditje me të djathtën, e dërgon topin në rrjetë, 1-2 për Trabzonsporin.

Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares befasoi rivalët me goditjen e tij. Formë e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në kampionatin turk, ku ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Tetë golave në kampionat ku po luan si mesfushor, u bashkohen edhe dy asistime. Kështu askush nuk gëzon formën e Muçit në Superligën turke. Shijojeni golin e sulmuesit shqiptar, i cili tashmë është bërë “vrastar” me golat e tij…