Braçe u pyet edhe për kërkesën që ai i ka bërë KQZ-së ku kërkon rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996. Ai tha se në 26 maj bëhen 30 vjet që është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, por megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund dhe kjo e ka detyruar Braçen t’ia kërkoj KQZ-së.
TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe është pyetur nga gazetarët pak para se të futej në seancën plenare, nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Në përgjigje, Braçe ka thënë se kur të ketë zhvillime të reja do t’i bëjë publike.
“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS në njësinë 5”, tha Braçe.
Braçe u pyet edhe për kërkesën që ai i ka bërë KQZ-së ku kërkon rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996. Ai tha se në 26 maj bëhen 30 vjet që është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, por megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund dhe kjo e ka detyruar Braçen t’ia kërkoj KQZ-së.
“Arsye aq formale sa nuk ka ku të shkojë. Në 26 maj më bëhen 30 vjet deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund, jam i detyruar t’ia kërkoj KQZ-së. Do shkruaj një status. Do ta shikoni”, tha ai.
Braçe ka theksuar rëndësinë e hapjes në parti. Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.













