Sot në Peqin u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë. Në garë ishin dy kandidatura të njohura dhe me reputacion të lartë, si brenda strukturave të partisë, ashtu edhe në mbarë Bashkinë Peqin: Enkelejda Gripshi dhe Armand Kurti.
Pas përfundimit të numërimit të votave, fituese u shpall Enkelejda Gripshi, e cila do të udhëheqë degën e Partisë Demokratike në Peqin.
Zgjedhja e saj konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të strukturave lokale dhe rritjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.













