EMRAT/ FSHF u ndalon hyrjen në stadium tetë tifozëve, mes tyre një vajzë

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të përjashtojë nga stadiumet shqiptare për një afat të pacaktuar tetë tifozë. Për shkak të trazirave në ndeshjet e futbollit, KDE kërkon nga anëtarët që mos lejojnë futjen në stadium të tetë tifozëve, mes tyre edhe një vajzë:

Vendimet e Disiplinës:  

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Florian Mehdi Karaj

Klodian Selim Stafuka

Flogerta Abdulla Liçi

Aurel Hysni Balla

Kristian Alket Abazi

Rebato Mrishaj

Xhevahir Granit Ramo

Orgest Edmond Muja

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.