Elbasani rikthen “djalin e shtëpisë”, Emiljano Musta firmos me verdheblutë

Emiljano Musta është lojtari më i ri i Elbasanit.

32-vjeçari bashkohet me skuadrën e qytetit të tij të lindjes, por dhe ekipin ku hodhi hapat e para të karrierës.

Anësori i krahut të majtë ishte pjesë e kampionëve të Egnatias deri në janarin e këtij vitit dhe tani te Elbasani e shohin si një lojtarë që u jep garanci për linjën e majtë.

Në të shkuarën Musta ka luajtur me Kukësin, Laçin, Partizanin, Teutën, Flamurtarin dhe Shkumbinin. Tani, mbrojtësi kërkon që me eksperiencën e tij, të ndihmojë Elbasanin në paraqitjen sa më të mirë në Superligë.

“Tigrat” rikthehen në eliten e futbollit shqiptar pas shumë vitesh dhe duan që të bëhen faktor që në këtë edicion. Drejtuesit po punojnë prej kohësh në kompletimin e skuadrës, ndonësë për momentin prioritet ka gjetja e pasusit të Nevil Dedes, i cili u largua pak ditë më parë.