Elbasani përballet me Partizanin/ Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, sot mësohet kush do të jenë gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë

TIRANE – Kjo mesjavë ka rezervuar zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të fazës së çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, nga ku do të mësohen edhe skuadrat gjysmëfinalistet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Në këto ndeshje: Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo vijnë me avantazhin e fitoreve të arritura në transfertë në ndeshjet e tyre të para dhe konsiderohen si favoritet për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të kompeticionit do të luhen të mërkurën e 4 marsit në dy fasha orare; në 16:30 do të jenë Partizani-Elbasani dhe Vllaznia-Bylis, ndërsa në orën 19:30 do të luhen Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Tirana.