Elbasani ka arritur një fitore të thellë në kampionat, duke mundur me rezultatin 5-2 Luzin në “Elbasan Arena”.
Sfida e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “tigrat” verdheblu, të cilët shënuan katër herë brenda fraksionit të parë të lojës.
Në pjesën e dytë, verdheblutë shënuan vetëm një herë, ndërsa miqtë provuan të tentonin ndonjë mrekulli të mundshme, pasi gjetën dy herë rrugën e rrjetës.
Kështu Elbasani vazhdon me hapin e Superiores, duke qëndruar në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Luzi duket se e ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë, pasi ndodhet në vendin e fundit me 12 pikë.
