Elbasani nuk arriti të mposhtë Teutën në Elbasan Arena.
Elbasani dhe Teuta mbeten të pamposhtur edhe pas javës së pestë të Kategorisë Superiore, në të cilën janë ndarë në një barazim pa gola në duelin mes tyre në “Elbasan Arena”.
Të dy skuadrat e luajtën këtë ndeshje me idenë e qartë për të bërë sa më pak gabime në prapavijë, ndërsa në sulm ishin të paqarta në idetë e tyre. Kësisoj, rastet ishin me pikatore, edhe pse lufta nuk mungoi nga të dy ekipet.
LIVE ELBASANI-TEUTA 0-0
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Toli ekzekuton goditjen e dënimit, sfera kalon mbi traversën e portës së Elbasanit.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Azemoviç ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Fardairo
85’ Ibraimi dhe Lajthia hyjnë në fushë në vend të Loukilit dhe Manellarit në radhët e Elbasanit. Ndërsa Jakub i bën vend Arifit në radhët e Teutës.
77’ Vidal ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
74’ Delaj merr vendin e Bunjakut në radhët e Elbasanit.
74’ Ben Shimon shfaqet para Selmanit, por gabon gjuajtjen e tij. Sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje duke bërë aksionin e pavlefshëm. (VIDEO)
73’ Fadairo dhe Zela hyjnë në fushë në vend të Boçit dhe Beshirajt.
72’ Loukili nga e majta gjen hapësirë dhe gjuan, por çon topin në duart e Selmanit.
69’ Musta harkon një goditje dënimi në zonën kundërshtare, Selmani del dhe kontrollon pa vështirësi.
63’ Aksion i rrjedhshëm i durrsakeve me një harkim të Jakub nga e djathta në zonë, që largohet me vështirësi nga prapavija e Elbasanit.
62’ Votlai i lë vendin në fushë Vilës në radhët e Teutës.
57’ Beshiraj hyn në zonë nga e djathta, ndërhyrja e Lulajt shmang gjuajtjen në portë të sulmuesit.
58’ Ze Gomesh dhe Ben Shimon hyjnë në fushë në vend të Tsague dhe Qoses në radhët e Elbasanit.
51’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Votlai.
51’ Toli nga e djathta harkon në shtyllën e dytë për Boçin, i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën e vendasve.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ Loja zhvendoset sa në një anë të fushës, në tjetrën, por me ekipet e paqarta në fazën ofensive që tentojnë vetëm gjuajtjet nga jashtë zonës, pa shumë sukses.
36’ Votlai përgjigjet në anën tjetër me një gjuajtje nga jashtë zonës, që bllokohet nga mbrojtja.
34’ Një goditje këndi e verdhebluve harkohet në shtyllën e parë, mbrojtja largon me vështirësi.
32’ Fiton terren në këto minuta Elbasani, por deri tani pa arritur të krijojë gjuajtje drejt portës
25’ Teuta i afrohet golit me një gjuajtje të Maçollit nga distanca që ndalet vetëm nga traversa e portës së Janaçek.
20’ Tjetër goditje dënimi në sulm e Vidal, sfera shkon direkt në fundore pa u devijuar nga askush.
18’ Vidal harkon një goditje dënimi në zonë, gjuajtja me kokë sjell reagimin e Janaçek i cili pret pa probleme.
17’ Ndalesa të shumta në këtë fazë të ndeshjes, për shkak të faulleve që nuk kanë lejuar sfidën të ngjitet në ritmin e kërkuar.
11’ Një goditje dënimi nga e majta e sulmit durrsak, sjell devijimin në zonën e Elbasanit, por Janaçek i qetë mbërthen sferën.
3’ Tsague shfaqet rrezikshëm në krahun e majtë, gjuajtja e tij nuk gjen portën.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Janaçek, Lila, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Manellari, Bunjaku, Qose, Loukili, Tsague
Trajner: Ivan Gvozdenovicc
TEUTA: Selmani, Toli, Zhongo, Gabriel, Përgjoni, Votlai, Maçolli, Jakub, Vidal, Boçi, Beshiraj
Trajner: Enkeleid Dobi
