Elbasani ndalet në shtëpi, VAR-i i heq Flamurtarit fitoren në shtesë mes polemikash

Kategoria e Parë dhuroi sot një ndeshje shumë interesante mes Elbasanit dhe Flamurtarit në “Elbasan Arena”.

Elbasani është ndalur në shtëpi nga Flamurtari në barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 19 të Kategorisë së Parë, duke lënë përsëri të vetëm në kryesimin e kampionatit Bylisin.

Në minutēn e 55 ,pas një harkimi të Broshkës, sfera shkon te Hila i cili devijon me kokë duke çuar topin në rrjetë

Në minutēn e  83  barazohet sfida në Elbasan Arena ,pas një harkimi në zonë nga e djathta të D. Pjeshkës, Shkurtaj me kokë e kthen topin në portë duke mposhtur Totoshin.

Në minutat shtesë  ,kundërsulm i shpejtë i vlonjatëve me shumë pasime teksa në fund është Oliveira i cili me një gjuajtje të fortë shënon golin e avantazhit. Por gjyqtari ftohet të shohë aksionin për një faull në fillimin e tij dhe pasi vëzhgon pamjet e VRA, anulon golin.

Ndeshja mbyllet me rezultatin ,Elbasani 1 :1 Flamurtari. Perfundimi I ndeshjes solli polemika   për abitrin dhe stafin vlonjat pasi anullimi I golit nuk ishte sipas tyre I drejte.