Elbasani mundet nga Vora në Elbasan Arena

Vora ka siguruar një tjetër rezultat shumë të rëndësishëm në këto javë të para të Superiores, teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Elbasanin, që rreshtohet mes skuadrave pretendente për titullin.

Në një ndeshje shumë të luftuar mes dy skuadrave, pjesa e parë pa vendasit të dominonin në raste të krijuara, por pa gjetur rrjetën falë pritjeve të Rucit. Në fraksionin e dytë të lojës, erdhi goli i avantazhit i Elbasanit që krijoi mendimin se verdheblutë do shkonin drejt suksesit.

Por brenda pak minutash, Vora përmbysi gjithçka me anë të Dakës dhe Karricës, duke çuar rezultatin në 2-1, duke e mbrojtur më pas deri në vërshëllimën përfundimtar për tre pikë shumë të vlefshme në këtë transfertë të rëndësishme.

ELBASANI-VORA 1-2

54′ Qose / 64′ Daka, 86′ Karrica

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vorës.

90’+2’ Bardhi ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ GOOOL VORA! Pas një aksioni të shpejtë nga e djathta, sfera shkon te Karrica i cili mposht Janaçek.

81’ Pas një goditje këndi, Janaçek del për të grushtuar sferën dhe e largon me vështirësi.

79’ Tsage dhe Abas i lënë vendin në fushë Lleshit dhe A. Kasës.

77’ Fazlagiç merr vendin e Vinicius në radhët e Vorës.

71’ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Karrica shfaqet patra Janaçek, por nuk ia del të mposhtë portierin.

69’ Lajthia dhe Azemoviç lënë fushën e lojës, Lila dhe Bunjaku marrin vendin e tyre te Elbasani.

64’ GOOOL VORA! Verdhebluë humbin topin në mesfushë, Kasalla pason për Dakën i cili gjuan dhe mposht Janaçek.
61’ Lajthia harkon nga e djathta, Tsage nuk ia del të mposhtë Ruçin.

59’ Daka merr vendin e Zunës, i dëmtuar pas asaj goditje me top në fytyrë në aksionin e golit.

54’ GOOOL ELBASANI! Një përplasje e topit në mesfushë te Zuna kthehet në asist për Tsage i cili gjuan por gjen përgjigjen e Ruçit. Qose ndjek aksionin dhe shtyn sferën në rrjetë.

52’ Qose provon me të majtën, Ruçi në pozicion pret sferën.

51’ Protesta të verdhebluve për një prekje topi me dorë të Zunës pas një goditje në zonën e Vorës. Gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë dhe vazhdon lojën.

49’ Azemoviç ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

48’ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera nga dy skuadrat.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Kasa nis një harkim interesant nga e majta, sfera shkon direkt në duart e Ruçit.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Diallo nga jashtë zonës gjuan me të djathtën, pa gjetur katërkëndorin e Ruçit.

38’ Zbritje e Bardhit nga e djathta, pasimi ndalet menjëherë nga mbrojtësit e Elbasanit.

35’ Musta nuk mund të vazhdojë më për shkak të një dëmtimi dhe K. Kasa merr vendin e tij në fushën e lojës në radhët e Elbasanit.

32’ Musta dhe Diallo kombinojnë mirë në të majtën, por anësori i sulmit në fund humb sferën në zonën e Vorës.

24’ Bardhi nga e djathta tenton dy herë radhazi me krosime, pa arritur të gjejë shokët e skuadrës në qendër.

21’ Diallo nga e majta provon të mposhtë Ruçin, sfera kalon shumë pak mbi traversën e portës së Vorës.

18’ Elbasani ka marrë plotësisht iniciativën në këtë ndeshje, duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

14’ Tsage ka mundësinë e artë për të shënuar me një gjuajtje në zonë, por Ruçi i përgjigjet duke ndalur sulmuesin e vendasve. Më pas është Diallo i cili vë në provë portierin me një roveshatë, i sinjalizuar në pozicion jashtë loje.

8’ Një gjuajtje nga e majta e sulmit të Elbasanit nuk befason Ruçin i cili grushton, ndërsa më pas Tsage dërgon sferën jashtë.

6’ Vrapi del në të djathtën dhe mundohet të pasojë për Karricën, mbrojtja e vendasve reagon dhe largon sferën.

4’ Vinicius del në sulm mirë në të djathtën, por në avantazh 3 kundër 2 pason gabim për Kasallën e shpërdoron mundësinë për të rrezikuar. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Musta, Azemoviç, Qose, Abas, Lajthia, Diallo, Tsague, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VORA: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Uollas, Tabaku, Kasalla, Bardhi, Karrica, Vinicius.
Trajner: Arjan Bellaj