Nga data 3 deri më 7 shtator, në Stamboll zhvillohet Kampionati Ballkanik për Senior, një aktivitet prestigjioz që mbledh sportistët më të mirë të rajonit.
Mes përfaqësuesve të ekipit kombëtar shqiptar në ping pong do të jenë edhe emra nga Klubi Shumësportësh Elbasan. Trajnerja Greta Kovaçi do të udhëheqë ekipin, ndërsa sportistja Eris Kokoneshi do të garojë për Shqipërinë, duke mbajtur lart emrin e Elbasanit.
Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një arritje e madhe për sportin lokal dhe një motivim i fortë për gjeneratat e reja që aspirojnë suksesin në arenën ndërkombëtare.
Klubi Shumësportësh Elbasan uron suksese ekipit dhe shpreh krenarinë për këtë përfaqësim në një kompeticion të këtij niveli.
