Elbasani merr fitoren e katërt rradhasi, mposht kampionët e Egnatias dhe i bashkëngjitet Vllaznisë në krye

Screenshot

 


Elbasani mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në 
ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. bandicam 2025-11-09 18-27-56-042

Goli i vetëm për verdheblutë erdhi nga Tsague në minutën e 66-të. Rrogozhinasit u goditën në fillimin e pjesës së dytë kur Haime mori kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuq nga loja.

Pavarësisht lëvizjeve të Tetovës, skuadra nuk arriti të barazonte shifrat. Kjo është fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Gvozdenoviçit pas asaj me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe tashmë me Egnatian.

Me këtë triumf barazon Vllazninë me 23 pikë duke udhëhequr kampionatin ndërsa Egnatia pozicionohet në vendin e 3-të me 19 pikë.

ELBASANI-EGNATIA 1-0