Elbasani fiton ndaj Dinamos dhe merr kreun e Superiores

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90

Elbasani fiton 1 me 0 ndaj Dinamos. Ndeshje me mjaft episode ku nuk munguan edhe tensionet në fushë, rastet dhe spektakli. Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 7 pikëve duke kryesuar për këtë javë Superioren

Verdheblutë vijnë në këtë duel pas fitores me Flamurtarin dhe barazimin me Egnatian ndërsa dinamovitët vijnë pas fitores me Vllazninë. Me Teutën do të përballet të mërkurën për ndeshjen e vlefshme për javën e parë.

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Elbasanit.

90’+4’ Minuta dramatike para portës së Elbasanit, me gjuajtje radhazi të lojtarëve të Dinamos që bllokohen nga prapavija e vendasve.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Manellari dhe Delaj marrin vendin e Loukilit dhe Diallo.

85’ Zbritje e shpejtë e Dinamos, topi shkon te Ferruku i cili gjuan më forcë por sheh sferën të devijohet në këndore.

80’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, sfera shkon te Qefalija i cili gjuan por shumë lart mbi traversë.

76’ Verdheblutë pretendojnë për penallti për një rrëzim të Tsague në zonë, gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

75’ Në një goditje këndi të Dinamos, Ferreira me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Janaçek.

75’ Qose i bën vend Lajthias në radhët e Elbasanit.

73’ Ferruku, Xhejms dhe Maliqi hyjnë në fushë në vend të Bregut, Goudiabit dhe Karamba te Dinamo.

69’ Diallo pason për Tsague në zonë, Vila i kthyer me shpejtësi i heq topin nga këmbët dhe fiton faull.

62’ Bunjaku i lë vendin Ibraimit te Elbasani, ndërsa Berisha i bën vend Qefalijës në radhët e Dinamos.

59’ Diallo harkon në mënyrë perfekte në zonë për Tsague, gjuajtja me kokë e sulmuesit shkon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Teqja.

55’ Mundohet të reagojë Dinamo me një gjuajtje të Karamba në pozicion ballor, sfera shkon mbi traversë.

51’ GOOOL ELBASANI! Pas një rivënie anësore, Loukili pason te Bunjaku i cili gjuan dhe tund rrjetën.

49’ Elbasani pranë golit! Një harkim nga e majta shkon te Tsague i cili gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes. Më pas Lorran largon sferën pas gjuajtjes së Bunjakut mes protestave të verdhebluve që kërkojnë penallti. Gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+5’ Diallo harkon nga e djathta në zonë në shtyllën e dytë, Teqja del dhe kontrollon topin me saktësi.

45’+4’ Loukili provon nga distanca me një gjuajtje tokazi, Teqja mbërthen sferën.

45’+3’ Musta pason nga e majta në qendër, gjen përgjigjen e Ditës i cili largon sferën.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ I verdhë për Bunjakun për faull ndaj Vilës.

41’ Berisha merr topin në të djathtën, krijon hapësirë dhe gjuan, por gjen ndërhyrjen e Janaçek i cili devijon sferën mbi traversë.
40’ Andre Ferrieira merr vendin e Qardakut në radhët e Dinamos.

38’ Diallo shmang Goudiabi dhe gjuan, Teqja me një devijim me këmbë shpëton portën e tij.
36’ Pas një goditje nga këndi, Goudiabi me kokë gjuan por kalon sferën pak mbi traversën e portës vendase.

32’ Diallo provon vetë nga goditja e dënimit, sfera kalon shumë pak mbi traversën e portës së Teqjes.

25’-30′ Penallti e anuluar për Elbasanin! Një kundërsulm i shpejtë i Diallo, ndalet nga Aliji me një ndërhyrje që rrëzon në tokë sulmuesin e vendasve. Kryesori bën shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkon me të verdhë mbrojtësin e Dinamos. Grimçi shkon vetë të shohë pamjet në monitor, pasi diskutohet momenti ku është bërë ndërhyrja nga Aliji. Penalltia anulohet dhe bëhet faull jashtë zone, por kartoni i verdhë bëhet i kuq për faull si lojtar i fundit.

24’ Gjuajtje e Meksit, sfera devijohet mbi traversë.

18’ Bregu provon nga jashtë zonës, sfera fluturon shumë mbi traversë.

14’ Diallo gjen hapësirë në të djathtën, pason për Tsague, i cili nuk ka shënjestrën për të gjetur portën.

12’ Lila tenton të ulë topin për portierin, Qardaku devijon por pa arritur të krijojë rrezik në portën e vendasve.
6’ Rrezikshëm edhe Dinamo nga ana tjetër me një harkim në zonë për Qardakun i cili me kokë çon sferën mbi traversë.

5’ Bunjaku shfaqet rrezikshëm nga e majta, gjuajtja e tij që kërkon shtyllën e dytë përfundon jashtë, jo larg portës së Teqjes.

1’ Menjëherë rrezikshëm blutë me Berishën i cili gjuan por çon sferën në duart e portierit.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Lila, Musta, Abas, Qose, Loukili, Bunjaku, Diallo, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Teqja, Lorran, Aliji, Dita, Meksi, Karamba, Goudiabi, Vila, Bregu, B. Berisha, Qardaku.

Trajner: Ilir Daja