NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Musta i lë vendin në fushë K. Kasës në radhët e Elbasanit.
90’+1’ Tsague i lë vendin në fushë Ibraimit në radhët e Elbasanit.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Bregu gjuan nga distanca, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e djathtë të Janaçek.
88’ Pas një goditje dënimi të Bregut, Teikseira me kokë gjuan por nuk gjen portën me sferën që shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
87’ Edhe Tsague ndëshkohet me karton të verdhë.
85’ Musta ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Xhejms.
81’ Loukili i dëmtuar lë lushën e lojës, ndërsa Ze Gomesh merr vendin e tij. Edhe Lila i lë vendin në fushë Bunjakut për dy lëvizjet e para të Gvozdenoviç.
79’ Ferruku merr vendin e Vilës te Dinamo.
78’ Loja është zhvendosur plotësisht pranë zonës së Elbasanit, por mungojnë gjuajtjet drejt portës.
75’ H. Berisha merr vendin e Guindo në radhët e Dinamos.
73’ Vila driblon mes lojtarëve të Elbasanit dhe gjuan nga jashtë zonës, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin e Janaçek.
69’ Dinamo bën tre lëvizje njëherësh me Koma, Lorran e Xhejms të cilët hyjnë në fushë në vend të Nani, B. Berishën e Gudiabin.
66’ Tsague nga e majta ka mundësinë për të pasuar te Lajthia por gabon forcën e sugjerimit për shokun e skuadrës duke i dhënë mundësinë mbrojtjes së Dinamos të spastrojë zonën.
64’ Manellari dhe Qose provojnë nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga mbrojtja e Dinamos.
59’ Qose ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ismailit.
59’ Manellari del i vetëm në të majtën, pason në qendër por Tsague në vend që të gjuajë, lë topin të kalojë, duke ia dorëzuar Dinamos.
57’ Pas një goditje nga këndi, topi goditet me kokë nga Teikseira, por sfera ndalet në traversën e portës së verdhebluve.
55’ Bregu harkon një goditje dënimi nga e majta, askush nuk devijon sferën në zonën e verdhebluve.
48’ Azemoviç nga e majta lëshon një predhë që ndalet nga traversa, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje gjatë aksionit.
47’ Karton i verdhë për Gudiabi pas një faulli ndaj Tsague.
46’ Qose merr vendin e Diallo në fillimin e pjesës së dytë te Elbasani.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Elbasanit.
45’+4’ Berisha shfaqet rrezikshëm në të majtën e sulmit dhe lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet me vështirësi nga Janaçek.
45’+1’ Xhaja i fal një karton të kuq Lilës, duke e ndëshkuar vetëm me të verdhë pas një faulli të rëndë ndaj Ismailit.
45’+1’ Pas një goditje dënimi të Elbasanit, Teqja grushton topin me vështirësi.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
40’ Guindo niset drejt portës, shmang Janaçek e gjuan, por Musta devijon sferën para se të kalojë vijën fatale. Më pas Xhaja akordon faull të sulmuesit gjatë aksionit.
38’ Asnjë reagim në këto minuta nga Dinamo, e cila nuk arrin t’i afrohet zonës së Janaçek.
34’ Ndërpritet për disa momente ndeshja për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve që nuk lejojnë rivënien anësore nga futbollistët e Dinamos.
25’ GOOOL ELBASANI! Diallo gjuan nga pika e bardhë, Teqja ndal gjuajtjen e tij por më pas sulmuesi përfiton nga topi i kthyer për ta shtyrë në rrjetë. (VIDEO)
23’ Një harkim i Loukili ndalet me bërryl nga Vila dhe gjyqtari Xhaja bën shenjë nga pika e bardhë.
20’ Ne një tjetër goditje dënimi të verdhebluve, Menallari gjuan nga jashtë zonës por nuk gjen portën e Teqjes.
16’ Verdheblutë kanë në dispozicion një goditje dënimi që harkohet në shtyllën në të majtë të Teqjes ku Lila nuk ia del të kthejë sferën drejt portës, i zënë përveç të tjerave në pozicion jashtë loje.
13′ Mundohet të reagojë Dinamo me një gjuajtje shumë të gabuar të Nani nga e djathta.
9’ Pas një goditje këndi, Teqja grushton sferën ndërsa Manellari gjuan nga jashtë zonës por bllokohet nga mbrojtja e bluve.
6′ Bregu ndëshkohet me karton të verdhë.
5’ GOOOL ELBASANI! Një top në thellësi për Diallo nuk ndalet nga Teqja me një dalje shumë të gabuar duke i dhënë mundësinë sulmuesit të çojë topin në rrjetë.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Janaçek; Tsage, Loukili, Lajthia, Ibrahim, A. Kasa, Manellari, Azemoviç, Musta, Lila, Diallo
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Dinamo: Teqja; Ismaili, Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Nani, Dita, B. Berisha, Meksi
Trajner: Ilir Daja













