Ndezja e dritave të festave të fundvitit u zhvillua mbrëmjen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e festive për mijëra qytetarë. Sheshi “Gensher” ishte i mbushur plot, teksa të pranishmit pritën me entuziazëm momentin e ndezjes së dritave, në qendër të të cilit qëndron pema madhështore e Krishtlindjeve.
Në çastin kur qyteti u iluminua, atmosfera u bë edhe më e gjallë falë koncertit të përgatitur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, që solli performanca artistike, muzikë dhe shumë emocione për pjesëmarrësit e vegjël e të rritur.
Elbasani është veshur tashmë me dekorin shumëngjyrësh të fundvitit, duke marrë një pamje të veçantë dhe plot gjallëri. Dritat, zbukurimet dhe atmosfera festive po u falin qytetarëve një ndjenjë të vërtetë kënaqësie dhe gëzimi, teksa festat po afrojnë.













