Elbasani bën goditjen e madhe në merkato,firmos kontratën me mesfushorin e Tiranës

Ardit Hila është zyrtarisht një futbollist i Elbasanit.

Mesfushori Hila pas një paraqitje mjaft të mirë tek ekipi i Tiranës në Kategorinë Superiore,ditën e sotme ka shkëputur kontratën me bardheblutë.

Mjaftoi një lajmërim nga ekipi i Tiranës  Elbasanit që Hiles i shkëputet kontrata me skuadrën bardhblu dhe Elbasanit iu hap drita jeshile për të zyrtarizuar djalin e qytetit .

Ardit Hila rikthehet në shtëpinë e tij, aty ku doli si lojtar dhe aty ku në fakt jeton prej vitesh pavarësisht se ka luajtur për skuadra të tjera.

Elbasani bën kështu goditjen e madhe në merkato, por jo të vetmen pasi në ‘Elbasan Arena’ priten sërish yje të tjerë.

Hila luajti 55 ndeshje me Tiranën duke shënuar 10 gola e 4 asiste, ndërsa në karrierë ka provuar fanellat e Kukësit, Prishtinës, Teutës, Partizanit e Gjilanit. Debutimi i tij do të vijë më 19 janar ku Elbasani pret Korabin në shtëpi.