ELBASAN/Shfrytëzuan inertet e lumit pa leje, arrestohen 3, dy në kërkim

Gryenin në mëyrë të paligjshëme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia 3 shtetas si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Komunikata e policise

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin , u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.