Elbasan – Procedim penal ndaj tre shtetasve për posedim lënde narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bëri të ditur se janë referuar materialet në Prokurori dhe është nisur procedimi penal ndaj shtetasve K. Sh., 31 vjeç, E. T., 31 vjeç dhe A. B., 26 vjeçe. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues K. Sh. dhe pasagjerë E. T. dhe A. B., u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit.