Shkolla 9-vjeçare në fshatin Kryezjarr të Elbasanit këtë vit nuk i hapur dyert për nxënësit e saj.
Ndonëse ky fshat ndodhet vetëm disa kilometra larg Elbasanit, duket se jeta arsimore nuk do të zhvillohet më. Shkak është bërë ulja drastike e numrit të nxënësve, ndërsa banorët pohojnë se të gjithë të rinjtë janë larguar drejt emigrimit.
3 nxënësit e mbetur në këtë shkollë dhe janë transferuar në fshatin ngjitur, Mjekës.
“Të gjithë kanë ikur në migracion, ata pak fëmijë që janë shkojnë në qytet. Këtu në këtë fashat nuk ka asnjë shpresë nga kjo vijnë gjithë problemet e tjera. Në qytet shkollohen më mirë fëmijët sepse nxiten me njëri tjetrit, dikur ka pasur 200 nxënës dhe tani s’ka asnjë dhe ata pak që kanë ngelur kanë ikur në qytet kjo është si pasojë e emigrimit”, tha një i moshuar.
“Kjo u mbyll dhe u detyrova që të shkoja në Elbasan, ngaqë ikën gjithë jashtë shtetit, emigracioni ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve”, u shpreh një nxënës që frekuenton shkollën në Elbasan.
“Këtu në fshat nuk ka fëmijë, është boshatis çdo gjë kanë ikur të gjithë në emigracion. Shkolla është mbyllur sepse s’ka fëmijë sepse të rinjtë kanë ikur jashtë vendit megjithëse janë pranë qytetit. Ikin sepse skano ku të punojnë. Asnjë investim, as rrugë, as atobusi, as drita”, u shpreh një prind.